Pesë futbollistë kosovar në 10 mesfushorët ofanziv më të mirë në Zvicër

Gazeta zvicerane, Sport.ch ka publikuar një listë prej 10 mesfushorëve ofanzivë më të mirë të vitit në Kampionatin e futbollit të Zvicrës.

Në mesin e më të mirëve, pesë futbollistë janë me prearfhje nga Kosove.

Në vendin e parë ndodhet Xherdan Shaqiri, i cili u rikthye te skuadra e Baselit dhe ishte një nga shtyllat e ekipit.

33-vjeçari shënoi pesë gola dhe bëri 8 asistime në 14 ndeshje.

Donat Rudhani i cili luan për skuadrën e Luzernit, është renditur në vendin e tretë.

Ai ka shënuar pesë golat dhe tri asistimet në 16 ndeshje.

Ndërkohë në mesin e 10 mesfushorëve ofanzivë më të mirë në Zvicër janë edhe Bastien Toma i St.Gallen (8), Bledian Krasniqi – FC Zurich (9) dhe Uran Bislimi – FC Lugano (10).

Kategoritë
Sport