Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, u përgjigj lidhur me pyetjen nëse Beogradi zyrtar ka kërkuar mbështetjen e tyre për shkak të protestave që po zhvillohen.
Sipas fjalëve të tij, kjo nuk ka ndodhur dhe ai shtoi se udhëheqësia e atij vendi “është e aftë të përballet me problemet e saj”.
Peskov theksoi se Serbia është një vend i dashur për ta dhe se i lidhin rrënjët e përbashkëta historike, miqësia dhe bashkëpunimi, i cili do të vazhdojë.
“Urojmë që vëllezërit tanë serbë t’i zgjidhin të gjitha problemet sa më shpejt dhe të kthehen në një zhvillim të qetë dhe të qëndrueshëm,” deklaroi ai.
Vlen të përmendet se protesta po mbahen në të gjithë Serbinë pas tragjedisë së ndodhur në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, ku humbën jetën 15 persona.
Kryeministri i Serbisë, Miloš Vučević, dha dorëheqjen dje, dhe tani qeveria është nën një mandat teknik deri në vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme ose formimin e një qeverie të re pa shpërndarjen e parlamentit.