Peskov u përgjigjet pretendimeve të Biden-it për bombat e fosforit dhe armët kimike

Zëdhënësi i Presidencës ruse (Kremlin), Dimitriy Peskov, ka mohuar përdorimin e bombave me fosfor dhe armëve kimike nga vendi i tij.

Zëdhënësi i Presidencës ruse (Kremlin), Dimitriy Peskov, ka mohuar përdorimin e bombave me fosfor dhe armëve kimike nga vendi i tij.

“Ne kurrë nuk kemi shkelur traktatet ndërkombëtare,” tha ai.

Peskov iu përgjigj deklaratave të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden dhe zyrtarëve amerikanë në lidhje me vendin e tij.

Duke iu referuar paralajmërimit të SHBA-së në disa raste se Rusia mund të përdorë armë kimike, zëdhënësi i Kremlinit tha se pretendimi është “një taktikë e Uashingtonit për të larguar vëmendjen nga programi i tij i armëve kimike dhe biologjike”.

Në përgjigje të pretendimeve se Rusia përdori bomba fosfori në Ukrainë, Peskov tha: “Ne kurrë nuk kemi shkelur traktatet ndërkombëtare”.

Zëdhënësi i Kremlinit bëri të ditur se SHBA-ja ishte pjesërisht e suksesshme në përpjekjet për të izoluar Moskën, ndërsa preku edhe në kërkesën e Bidenit për largimin e Rusisë nga G20.

“Bota është shumë më e larmishme se SHBA-ja dhe Evropa”, u përgjigj ai.

Peskov tha se një propozim do t’i bëhet Presidentit rus Putin se si t’i përgjigjet ngritjes së NATO-s në krahun e saj lindor.

Trupat ruse filluan një ofensivë në Ukrainë më 24 shkurt.

Kategoritë
BotaLajme