Pete Hegseth është ministri i ri i mbrojtjes së SHBA-së: Tatuazhi neonazist dhe akuzat për ngacmim seksual

Senati të premten në mbrëmje vonë konfirmoi Pete Hegsethin, një figurë kontroverse, si ministër të mbrojtjes së SHBA-së, pasi u propozua nga presidenti Donald Trump dhe u mbështet nga nënkryetari J.D. Vance.

Pete Hegseth është ish-prezantues në Fox News dhe komentator i djathtë, ndërsa që nga fillimi ai ka qenë një zgjedhje kontroverse, sidomos duke marrë parasysh akuzat për ngacmim seksual dhe sjellje të pahijshme nën ndikimin e alkoolit.

Anëtarët e lartë të Partisë Demokratike kanë premtuar një “luftë” kundër emërimit të tij, si dhe emërimeve të tjera. Përveç mungesës së përvojës së duhur, demokratët janë shprehur hapur kundër Hegsethit për deklaratat e tij të mëparshme dhe për tatuazhin e tij të diskutueshëm, i cili shpesh përdoret nga organizatat neonaziste.

Menjëherë pas shpalljes së Hegsethit si ministër të mbrojtjes nga Trump, ekspertët për ekstremizmin ngritën shqetësime për prirjet e dukshme të Hegsethit ndaj simboleve të ekstremit të djathtë, duke theksuar se në tatuazhet e tij kishte të paktën dy simbole të lidhura me grupet ekstremiste dhe neonaziste.

Pothuajse e gjithë grupi republikan në Senat mbështeti nominimin e Hegsethit, ndërsa çdo demokrat votoi kundër konfirmimit të tij, duke rezultuar në një barazim 50-50. Për këtë arsye, J.D. Vance ndërhyri, duke e emëruar përfundimisht Hegsethin në kabinetin ministror. Vance bëhet vetëm nënkryetari i dytë në historinë e SHBA-së që ka ndërhyrë për të zgjidhur një barazim gjatë konfirmimit të kandidatëve për kabinet.

Kategoritë
BotaLajme