Pete Hegseth vazhdoi me shkurtimin e stafit, pushoi nga puna 5.400 punonjës të Pentagonit

Pas shkarkimit të një pjese të udhëheqjes ushtarake të ushtrisë amerikane, ministri i Mbrojtjes së SHBA-së, Pete Hegseth, vazhdon me shkurtimet e stafit civil në Pentagon duke pushuar nga puna 5.400 zyrtarë.

Me largimin e këtyre 5.400 punonjësve nga Pentagon, ka filluar një proces racionalizimi që synon të largojë mes pesë dhe tetë për qind të personelit të përgjithshëm.

Numri i përgjithshëm i punonjësve civilë të punësuar në Pentagon është afërsisht 950.000, ndërsa ministri Hegseth paralajmëron edhe shkurtime të tjera.

Përveç kësaj, ministria ka bërë të ditur se do të zbatojë një “ngrirje të punësimeve” derisa të kryhet një analizë e mëtejshme e nevojave për staf.

Hegseth ka sugjeruar se këto largime nga puna kanë për qëllim “maksimizimin e efikasitetit dhe produktivitetit”. Ai sqaroi se me këto shkurtimet, do të lirohen fonde që do të alokohen në pjesë të tjera të qeverisë federale ku konsiderohet më e nevojshme.

“Thjesht nuk është në interesin publik të mbajmë individë kontributet e të cilëve nuk janë kritike për misionin. Është e domosdoshme të rikthejmë përgjegjësinë brenda fuqisë punëtore,” përfundoi Hegseth.

Kategoritë
BotaLajme