Petkoviq publikon fotografinë e Sveçlës kur rrotullonte veturat e EULEX-it, thotë se ministri frikohet nga Radojçiqi

Pas konferencës së Ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla, ku tha se  Policia e Kosovës ka kapacitete të mjaftueshme për heqjen e barrikadave, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ia ka publikuar një fotografi Sveçlës, ku shihet duke i rrotulluar veturat e EULEX’it.

Petkoviq përmes një shkrimi në Facebook tha se sot e kanë parë se sa shumë Sveçla frikësohet nga Milan Radojçiqi.“Sonte morëm konfirmimin se sa shumë Xhelal Sveçla  i frikësohet Milan Radoiçiqit dhe forcës dhe harmonisë serbe të shprehur në tubimin e sotëm dhe në barrikadat e ditëve të kaluara. Një gjë është e sigurt – Milan Radoiçiq do të jetë gjithmonë obsesioni i Candle dhe ekstremistëve të tjerë dhe e vetmja gjë që do të bjerë është terrori i Kurtit, të cilin populli serb nuk do ta tolerojë!”

Kategoritë
LajmeRajoni