Petrit Kryeziu zgjidhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren

Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Prizren me mandat katërvjeçar dhe me mundësi kandidimi edhe për një mandat tjetër.

Votimi i Kryeziut për kryeprokuror e bë në mbledhjen e 260-të të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

“Konstatohet se me 10 vota për emërohet Petrit Kryeziu kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren për katër vjet me mundësi edhe një për mandat tjetër”, njoftoi kryesuesi Ardian Hajdaraj.

Nga ana tjetër, në po këtë takim, kryeprokurori aktual Arben Kadriu është zgjedhur edhe për një mandat në krye të Prokurorisë Themelore në Gjilan.

Kategoritë
LajmeVendi