Pfizer fillon testimet e ilaçit kundër koronavirusit

Kompania farmaceutike Pfizer, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi se ka filluar testimet e ilaçit kundër koronavirusit.

Kompania farmaceutike Pfizer, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftoi se ka filluar testimet e ilaçit kundër koronavirusit.

Testimet klinike të ilaçit antiviral të Pfizer do të kryhen tek 2.660 të rritur të shëndetshëm të moshës prej 18 vjeç e lart, të cilët jetojnë në të njëjtën familje me njerëz që kanë Covid-19 dhe po shfaqin simptoma të koronavirusit.

Mikael Dolsten, Kryetari i Departamentit të Kërkimit Global, Zhvillimit dhe Mjekësisë së Pfizer, tha: “Ne besojmë se në luftën kundër Covid-19, që vazhdon të ndikojë tërë botën, është e nevojshme të zhvillohen kurime efektive për njerëzit që janë të infektuar ose të ekspozuar ndaj virusit, krahas vaksinave që mbajnë nën kontroll infeksionin.”

Dolsten deklaroi se nëse ilaçi i testuar rezulton i suksesshëm, ai do të ndalojë virusin para se të ketë mundësinë të shumohet dhe do të parandalojë zhvillimin e simptomave tek ata që janë të infektuar.

Bëhet e ditur se ilaçi, i cili synon të ndalojë sekretimin e një enzime që lejon përhapjen e virusit Covid-19, do të përdoret së bashku me ritonavir, i cili përdoret gjerësisht në infeksionet HIV.

Para Pfizer, edhe kompania farmaceutike Merck me bazë në SHBA dhe kompania farmaceutike suedeze Roche njoftuan gjithashtu se po zhvillonin ilaçe në format pilulash (përdorim oral) për parandalimin dhe trajtimin e infeksionit të Covid-19.

Kategoritë
FamiljeShëndetësi