Pika 6 e deklaratës së serbëve të Veriut – Nëse s’ka kompromis, dalim nga institucionet

Kuvendet Komunale të katër komunave veriore të Kosovës, Mitrovicës së Verut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut kanë dalë në një deklaratë të përbashkët gjashtë pikësh ku e kërkojnë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si dhe mandatojnë presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, “që të flasë në emër të tyre”.

Kjo deklaratë vjen vetëm pak kohë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, e më pas edhe në një konferencë për media ripërsëriti se më 1 shtator do të zbatohet reciprociteti për targa dhe dokumente.

Por, në pikën 6 të deklaratës thuhet se serbët do t’i lëshojnë institucionet nëse nuk ka kompromis për target dhe dokumentet.

“Nëse s’ka marrëveshje kompromis, ne politikanët serbë bashkë me bashkëkombasit tanë do ta fillojmë procesin e e largimit nga institucionet e Kosovës në të gjitha nivelet, duke filluar nga ato qendrore dhe locale, deri te gjykatat, prokuroria, policia dhe të githa institucionet tjera me cka totalisht shpartallohe procesi I Brukselit”.

Kategoritë
LajmeVendi