Piktori kazak shet pikturën dhe paratë i dhuron për të prekurit nga tërmeti në Turqi

Tölepbay ishte një nga emrat e parë që i bëri thirrje komunitetit të artit në Kazakistan që t’i shtrijë dorën e ndihmës popullit vëlla të Türkiye-s pas tërmeteve në Kahramanmaraş

Piktori nga Kazakistani, Erbolat Tölepbay dhuroi 10 milionë tenge (rreth 21 mijë euro) për të prekurit nga tërmeti në Türkiye që ai fitoi duke shitur pikturën e tij “Umay Ana”, raporton Anadolu.

Tölepbay ishte një nga emrat e parë që i bëri thirrje komunitetit të artit në Kazakistan që t’i shtrijë dorën e ndihmës popullit vëlla të Türkiye-s pas tërmeteve në Kahramanmaraş, të cilët u përshkruan si “katastrofa e shekullit”.

Tölepbay, i cili vendosi në shitje veprat e tij për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, transferoi 10 milionë tenge nga piktura e tij e quajtur “Umay Ana” në llogarinë e hapur për të ndihmuar të prekurit nga fatkeqësia në Türkiye.

Me kërkesë të blerësve, piktori kazak ia dorëzoi pikturën e tij Konsullit të Përgjithshëm të Türkiye-s në Almaty, Ali Rıza Akıncı.

Piktura e Tölepbay “Umay Ana” do të mbetet në Konsullatën e Përgjithshme të Türkiye-s në Almaty në kujtim të vëllazërisë së dy shteteve tani e tutje.

Kategoritë
BotaLajme