Në emision, Gerard Pique u tall me ish-partneren e tij Shakira dhe këngën e saj të re, e cila mblodhi 90 milionë shikime në dy ditë.
Përkatësisht, Pique themeloi një ligë ku influencuesit dhe ish-futbollistët luajnë futboll të quajtur “The Kings League”.
“Kam një njoftim të madh. Casio na ka bërë dhuratë orët. Kemi një kontratë me Casio, ata sponsorizojnë këtë ligë”, tha Pique ndërsa të tjerët në studio qeshën me të madhe.
“Po tallesh”, shtoi një nga të ftuarit.
“Jo, jo, e kam seriozisht, ja, i kanë dërguar të gjithëve nga një orë”, tha futbollisti.
“Pse u bashkua Casio?” pyeti një nga pjesëmarrësit.
“Për shkak të këngës së Shakirës,” u përgjigj menjëherë Sergio Kun Agüero, një futbollist argjentinas i pensionuar i cili telefonoi me video, dhe të gjithë qeshën edhe më shumë.
Kujtojmë se në këngë Shakira ka kënduar për Pique-n dhe të dashurën e tij të re, Clara-n, ndaj përmes tekstit, ndër të tjera i ka thënë se ai “e ka këmbyer Ferrarin me Twingo, Rolex-in me Casio…”.
@flufffyduck el presidente 😂😂 #shakira #pique #bizarrap #kingsleague #ibai #barcelona #fyp #foryou