PISA zbuloi rënie të arsimit në mbarë botën gjatë pandemisë së COVID-19

Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në matematikë me 69 pikë, e ndjekur nga Jordania me 39 pikë.

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), i organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), tregoi se pati një rënie në matematikë dhe lexim në mbarë botën gjatë pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu.

OECD publikoi raportin e rezultateve të testit PISA të organizuar në kuadër të 37 vendeve anëtare dhe 44 vendeve partnere. Këto rezultate zbuluan se pati një rënie të arsimit në mbarë botën gjatë epidemisë COVID-19.

Sipas raportit, në Gjermani, Holandë dhe Islandë është shënuar një rënie prej afërsisht 25 pikësh në matematikë krahasuar me testin e kryer në vitin 2018, ndërsa në mbarë botën është shënuar një rënie prej 15 pikësh.

Shqipëria ka shënuar rënien më të madhe në matematikë me 69 pikë, e ndjekur nga Jordania me 39 pikë.

Për sa i përket leximit, ka pasur një rënie mesatare prej 10 pikësh në mbarë botën.

Testi në fjalë, i cili zakonisht bëhet çdo 3 vjet, u vonua për shkak të pandemisë dhe u aplikua për grupin e 15-vjeçarëve në vitin 2022.

Testi, i cili administrohet nga OECD që nga viti 2000, mat aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në matematikë, lexim dhe shkencë.

Kategoritë
BotaLajme