Pistorius në krye të ushtrisë gjermane

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, emëroi kolegun socialdemokrat, Boris Pistorius, në rolin e ministrit të ri të Mbrojtjes.

Vendimi erdhi një ditë pasi Christine Lambrecht dha dorëheqjen, si pasojë e një presioni të madh për disa gabime që kishte bërë kohëve të fundit në lidhje me Ukrainën.

“Ai nuk është thjesht një mik dhe politikan i mirë, por gjithashtu edhe dikush që ka eksperiencë të madhe në politikat për çështjet e sigurisë”, u shpreh Scholz duke vlerësuar Pistorius, i cili aktualisht mban një post zyrtari në Saksoninë e Ulët.

Kancelari shtoi më tej se 62-vjeçari ka pasur në të kaluarën bashkëpunim shumë të ngushtë me ushtrinë gjermane dhe e konsideroi atë “personin që ka fuqinë dhe qetësinë e duhur për një detyrë kaq të rëndësishme në këtë epokë të ndryshimeve të mëdha”.

Kategoritë
BotaLajme