Pjaniç u prek shumë emocionalisht nga tërmetet katastrofike në Turqi: Zemra ime është për ata që vuajnë

Ylli i Kombëtares së Bosnjës dhe Hercegovinës, Miralem Pjanić, është prekur shumë emocionalisht nga tërmetet katastrofike të sotme në Turqi.

Gati 2000 njerëz vdiqën në dy tërmete të fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë brenda 12 orëve.

Pjanic ka jetuar në Turqi, më saktë në Stamboll, nga shtatori i vitit 2021 deri në korrik 2022, duke luajtur për Beshiktashin si lojtar i huazuar nga Barcelona.

Siç tha ai, edhe pse qëndroi për një kohë shumë të shkurtër në Turqi, u lidh me popullin turk dhe tragjedia e sotme e preku shumë.

“Isha vetëm disa muaj atje, por ata më mjaftuan për të kuptuar se sa njerëz të mëdhenj jeni. Zemra ime është me ata që po vuajnë nga kjo fatkeqësi e madhe”, ka shkruar Pjanić në Instagram.
Pjanic ka luajtur gjithsej 26 ndeshje për Besiktashin, në të cilat ka shënuar 4 asistime, ndërsa tani është anëtar i Sharjah nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Kategoritë
Sport