Pjesëmarrje e nivelit të lartë nga 78 vende në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Erdoğan

Në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, si dhe përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror.

Zyrtarë të nivelit të lartë nga 78 vende do të marrin pjesë sot në inaugurimin e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.

Në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial do të marrin pjesë 21 krerë shtetesh, 13 kryeministra, përfaqësues të nivelit parlamentar dhe ministror, si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, përfshirë Organizatën e Shteteve Turke (OTS), NATO-n dhe Organizatën e Bashkëpunimit Islam (OIC).

Erdoğan do të bëjë betimin në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Türkiyes (TBMM) në orën 14:00 me orën lokale dhe do të fillojë mandatin e tij të ri. Ai do të marrë mandatin nga Kryetari i Përkohshëm i Asamblesë së Madhe Kombëtar, Devlet Bahçeli.

Pas ceremonisë, Erdoğan do të vizitojë Anıtkabirin në orën 15:00 dhe do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit në Kompleksin Presidencial në orën 17:00.

Erdoğan do të presë mysafirët në një darkë në Pallatin Çankaya rreth orës 19:00 me kohën lokale.

Ai pritet të shpallë kabinetin e tij pas darkës.

Erdoğan fitoi balotazhin presidencial të dielën e kaluar me 52,18 për qind të votave. Kandidati i opozitës Kemal Kılıçdaroğlu mori 47,82 për qind, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Këshilli Suprem Zgjedhor i vendit.

Kategoritë
BotaLajme