Trajnimi u bë në kuadër të menaxhimit të sfidave gjatë patrullimeve ushtarake në pikat kufitare
Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë kryer trajnim teorik dhe praktik me pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Türkiyes në Kosovë, transmeton Anadolu.
Siç njofton FKS-ja, trajnimi u bë në kuadër të menaxhimit të sfidave gjatë patrullimeve ushtarake në pikat kufitare.
“Në kuadër të bashkëpunimit me Forcat e Armatosura të Republikës së Türkiyes, instruktorë me përvojë kanë realizuar trajnim teorik e praktik në përgatitjen profesionale të ushtarakëve të FSK-së, në ‘Patrullimet Kufitare’, duke realizuar demonstrim praktik në terren, në identifikimin e rrezikut gjatë patrullimeve dhe zgjedhjen e problematikave që dalin gjatë patrullimeve dhe menaxhimin e tyre”, thuhet në njoftimin e FSK-së.