Pjesëtarët e FSK-së po veprojnë në zonën më të goditur të Turqisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi, pas tërmetit shkatërrues të së hënës. Ai thotë se njësitet e FSK-së po operojnë në rajonin Hatay, që është më i godituri nga tërmeti.

“Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar. Kontingjenti i FSK-së në Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të njerëzve nën gërmadha”, ka shkruar Mehaj në një postim në Facebook.

Ai thotë se specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente, po zhvillojnë operacionet në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës.

Shkrimi i plotë:

Kontingjenti ynë po realizon me sukses të lartë operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi pas tërmetit shkatërrimtar Kontingjenti i FSK-së në

Republikën e Turqisë që nga orët e hershme të mëngjesit është duke operuar në provincën Hatay të Turqisë në mbështetje të autoriteteve turke për kërkimin dhe shpëtimin e jetërave të njerëzve nën gërmadha. Specialistët e kërkim-shpëtimit urban dhe ekipet e mjekësisë emergjente dhe ata K9, të zbarkuar para dy ditësh në Republikën e Turqisë, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë janë duke zhvilluar operacionet e kërkim -shpëtimit në koordinim me autoritetet turke dhe ekipet e shpëtimit nga vende të ndryshme të botës. Rajoni Hatay në Turqi ku po operojnë njësitet tona është rajoni më i goditur.

Kategoritë
BotaLajmeVendi