Planet për atentat ndaj zyrtarëve të LDK’së, Policia: Kemi ndërmarrë masat e nevojshme

Përmes burimeve, më herët, Gazeta Express ka raportuar për planifikimin e një atentati ndaj kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku dhe disa deputetëve të partisë. Këto informacione, gjatë ditës së sotshme, kanë shkuar sot në adresë të partisë nga shërbimet partnere.

Policia e Kosovës tashmë ka konfirmuar se është duke e trajtuar rastin.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet tutje.

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Burime të Gazetës Express, kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.

Kategoritë
LajmeVendi