Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar planin e kësaj partie për arsimin.

Ndër tjerash, ai ka përmendur mësimin gjithëditor, “së paku në pesë komuna të Kosovës”, rritjen e pagave për mësimdhënësit e reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasët e shkollave fillore.

“Programi ynë për arsim! Ndryshim thelbësor për gjenerata. Nga mësimi gjithëditor deri tek digjitalizimi i shkollave. E ardhmja ndërtohet sot. Ndiqeni planin tonë ambicioz”, shkroi Abdixhiku në Facebook, duke publikuar një video.

Ai përmendi rritjen e koeficientit të pagave “qysh në javën e parë”.

“Një mësues që e merr pagën sot 671 euro, në javën e parë të qeverisjes sonë do ta ketë pagën 840 euro”, tha Abdixhiku.

“Programi ynë parasheh reduktimin e numrit të nxënësve nëpër klasat e shkollave fillore në jo më shumë se 20 sosh”, tha ai ndër tjerash.

Kategoritë
LajmeVendi