Elon Musk ka shikuar mundësinë që përdoruesit të X (ish-Twitter) të paguajnë për përdorimin e kësaj platforme, transmeton Gazeta Metro.
Në një takim me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, miliarderi ka thënë se sistemi me pagesë është e vetmja mënyrë për të parandaluar llogaritë false. Ai shtoi se ata po lëvizin në drejtimin që përdoruesit të paguajnë një shumë të vogël mujore.BBC ka tentuar të kontaktojë kompaninë X për koment të mëtutjeshëm mirëpo nga kompania nuk janë përgjigjur ende. Nuk është ende e qartë se ky qëndrim a ishte thjesht koment apo një plan konkret për të ardhmen.