Playboy i vitit 2004 me një intervistë nga Aleksandar Vuçiq shitet për 1000 Euro

Edicioni i revistës Playboy i vitit 2004 shitet në internet për 1,685 KM, ose 100,000 dinarë.

Intervista e presidentit aktual të Serbisë nën titullin “Radikali urban mbi Beogradin” është publikuar në faqet e një reviste të njohur.

Përkatësisht, shkrimtarja Isidora Bjelica i ka bërë 20 pyetje Vuçiqit, duke mos e ditur se pas më shumë se 10 vitesh do të jetë president i Serbisë.
Revista tani është në faqen për shitje dhe ata që duan ta blejnë do të duhet të paguajnë një shumë të majme parash.“Tani kjo intervistë për Playboy është një gjë e rrallë e pabesueshme surreale gazetareske”, thuhet në përshkrimin e reklamës.

Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka pozuar për intervistë në një krevat me një këmishë të bardhë të kontrolluar. Teksa me njërën dorë mban rrushin mbi kokë, në prehër ka një tas me fruta ndërsa në dorë mban një libër.Për kopertinën e intervistës është zgjedhur ajo me Vuçiqin duke buzëqeshur.

 

Kategoritë
Të ndryshme