‘Plisat’ paralajmërojnë FFK-në: Stadiumi i Prishtinës është i yni, do i bartni ju pasojat për çdo vendim tjetër

Tifo-grupi i Prishtinës, ‘Plisat’ kanë reaguar pas vendimit të FFK-së që ndeshjet e tetorit kryeqytetasit nuk do t`i zhvillojnë në ‘Fadil Vokrri’.

Gjatë ditës së sotme, Prishtina ka pranuar një letër nga Komisioni i Grave të FFK-së, ku shkruhej se nuk mund të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndeshjet për muajin tetor.

“Ndalimi i zhvillimit të ndeshjeve të FC Prishtinës gjatë muajit tetor 2022”, shkruhej në letrën që i është dërguar klubit prishtinas.

E, lidhur me këtë kanë reaguar edhe tifo-grupi i kryeqytetasve duke thënë se stadiumi është i tyre dhe nuk do të lejojnë të ndodh një gjë e tillë.

Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të ‘Plisave’:

“REAGIM

STADIONI I PRISHTINËS ËSHTË I YNI!

Jeni mësu qe disa herë Prishtinën me e dërgu nëpër vende tjera, por këtë herë nuk do të lejojmë një gjë të tillë, nuk është dashur të ndodhë as herërat e kalume, por këtë herë çdo lojë E PRISHTINËS do të zhvillohet brenda stadionit të Prishtinës – aty ku i përket e aty ku e ka vendin!

Për çdo vendim tjetër, pasojat do i bartni ju vet!

Prishtinë, të dielën krejt bashkë takohemi në jug në stadion aty ku është vendi!”.

Kategoritë
Sport