“Plotësisht e pakuptueshme”, drejtori i Bayernit kritikon Topin e Artë pasi mungon ylli gjerman

Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Max Eberl ndihet i befasuar me mungesën e Jamal Musialas në nominimet për Topin e Artë 2024.

Mbrëmë (e mërkurë) u publikua lista me 30 të nominuarit për Topin e Artë 2024, çmim i cili do të dhurohet më 28 tetor në Paris.

Në këtë listë nuk munguan emra yjesh që shihen si favorit për ta fituar si: Vinicius Junior, Rodri, Jude Bellingham, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Megjithatë, ylli gjerman i Bayernit, Musiala, nuk u përfshi në listën e 30 lojtarëve të për Topin e Artë  duke e lënë të zemëruar drejtorin e Bayernit, Eberl.

“Jemi shumë të befasuar që në këtë listë mungon Jamal Musiala. Është krejtësisht e pakuptueshme”, ka thënë Eberl për DP

Musiala ishte brilant për Bayernin sezonin e kaluar duke shënuar 12 gola dhe duke shtuar 8 asistime. Ai gjithashtu shënoi tre gola duke ndihmuar Gjermaninë të arrinte në çerekfinale të Euro 2024.

Megjithatë, gjermani i ri nuk do të ketë shumë ankesa duke marrë parasysh formën e treguar nga sulmuesit e tjerë të zgjedhur përpara tij në listën e ngushtë

Kategoritë
LajmeSport