“Po e rrihte, me zor ia hoqëm nga duart”, flasin gjyshërit e 5 vjeçares që u vra nga mamaja në Itali

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që përfshiu Italinë, ku një nënë ka vrarë vajzën e saj 5 vjeçare, dhe më pas e raportoi në polici sikur e kishin rrëmbyer.

Lidhur me ngjarjen e rëndë kanë reaguar edhe gjyshërit nga babai të 5-vjeçares së vrarë Elena Del Pozzo.

Gjyshja e saj tha se ata e kishin besuar fillimisht historinë e rrëmbimit nga persona me kapuç, pasi nuk kishte arsye pse të mos besohej, pasi dukej gati e pamundur që një nënë të vrasë fëmijën e saj.

“Ne i besuam historisë së njerëzve me kapuç: nuk kishim arsye të mos e besonim,” tha  Rosaria Testa.

Ndërsa gjyshi i saj ka theksuar se mamaja e Elenës ishte një person i mbyllur dhe nuk e kupton arsyem se çfarë e shtyu të bëjë një krim të tillë.

Ndërkohë që i ka bërë thirrje autoriteteve që të zbulojnë se kush e shtyu në këtë krim makabër si dhe atë që e ndihmoi ta bënte një gjë të tillë.

“Mamaja e Elenës ishte një vajzë shumë e mbyllur, por nuk mund ta shpjegoj arsyen e asaj që ndodhi. Kush e ka bërë duhet të paguajë, edhe kush e ka ndihmuar” ka thënë gjyshi nga babi i 5 vjeçares.

Gjithashtu gjyshja e Elenës ka sjellë në kujtesë një episod të frikshëm, ku tregon se një ditë mamaja e Elenës po ushtronte dhunë barbare mbi vajzën, dhe ishin gjyshërit ata që ia kishin hequr nga duart.

“Një ditë po e rrihte dhe ne duhej t’ja merrnim nga duart e saj. Në mëngjes e çova në shkollë dhe i thash “askush nuk të do më shumë se unë. Ajo më pa dhe më bëri të kuptoj që e kuptonte atë që i kisha thënë. Mamaja kishte një qëndrim autoritar dhe të rreptë ndaj saj,” kujton gjyshja e shkatërruar nga pikëllimi.

Kategoritë
BotaLajme