Po lind një rivalitet i ri i madh në Evropë, ja sa larg do të jenë stadiumet e tyre

Nga sezoni i ardhshëm, në nivelin elitar të futbollit francez, pritet të kemi një rivalitet të ri të madh mes Paris Saint-Germain dhe Paris FC.

PSG ka qenë prej vitesh forca dominuese në futbollin francez, dhe zhvillimi i klubit u përshpejtua me ardhjen e pronarëve nga Katari, të cilët e ngritën ekipin parizian deri në majat e futbollit evropian.

Megjithatë, në qytet po lind një rival i denjë për të ardhmen. Bëhet fjalë për Paris FC, një ekip i kategorisë së dytë, i cili së fundmi u mor nën kontroll nga njeriu më i pasur i Evropës, Bernard Arnault.

Pronari i gjigantit të modës LVMH, Bernard Arnault, është bashkuar me kompaninë Red Bull për të ndërtuar një projekt ambicioz që synon t’i japë fund dominimit të PSG-së në futbollin francez. Paris FC ndodhet aktualisht në vendin e dytë në Ligue 2 dhe objektivi i vetëm i tyre është ngjitja në Ligue 1.

Rivaliteti i ardhshëm vetëm disa metra larg

Nëse Paris FC arrin promovimin e pritur në Ligue 1, atëherë që nga sezoni i ardhshëm do të kemi një rivalitet mes dy klubeve të ndara vetëm disa metra larg njëra-tjetrës.

Paris FC do të luajë në Stade Jean-Bouin, një stadium që ndahet nga Parc des Princes i PSG-së vetëm nga një rrugë. Praktikisht, të dy stadiumet janë ndërtuar në të njëjtën zonë.

Meqenëse njeriu më i fuqishëm i Evropës mori klubin në mes të sezonit, pritet që deri në fund të tij ata të arrijnë objektivin dhe të sigurojnë promovimin mes më të mirëve. Stade Jean-Bouin tashmë është regjistruar si stadiumi ku Paris FC do të luajë sezonin e ardhshëm në Ligue 1.

 

Kategoritë
Sport