Po përpiqej të largohej nga Kabuli, civili gjerman qëllohet nga talebanët

Në një përpjekje për të arritur në aeroportin e Kabulit dhe për tu larguar sa më parë nga vendi, një civil gjerman nga është qëlluar nga talebanët. Sipas një zëdhënëseje të qeverisë gjermane, personi në fjalë ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe së shpejti do të evakuohet në Gjermani.

Të shtënat janë më shumë se një dëshmi e kaosit në rritje rreth aeroportit. Qindra njerëz po luftojnë çdo ditë për tu larguar sa më parë nga Kabuli. Një tjetër avion ushtarak gjerman u ul këtë mëngjes në Hanover me 158 afganë në bord, sipas autoriteteve.

Sipas raporteve, qindra gjermanë janë ende në Afganistan dhe ushtria po planifikon të dërgojë dy helikopterë për evakuimin e tyre.

Deri më tani janë evakuuar mbi 1,640 persona.

Kategoritë
BotaLajme