Po qëndronte në ballkonin e shtëpisë, si u gjurmua për 20 vite dhe u vra nga CIA kreu i Al Kaedas

Kreu i Al Kaedas, Ayman al-Zawahiri është vrarë nga SHBA-ja në një sulm me dron të dielën, pas një përpjekjeje më shumë se 20-vjeçare për terroristin.

I cilësuar nga zyrtarët si numri dy i Osama bin Ladenit, al-Zawahiri, 71 vjeç, ishte komplotuesi kryesor i sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe mori përsipër si udhëheqësin e grupit famëkeq terrorist pas vdekjes së bin Ladenit në 2011.

Sulmi u krye të dielën në një shtëpi në Afganistan ku ai ishte strehuar, në orën 6:18 të mëngjesit me orën lokale.

Dy raketa Hellfire të lëshuara nga një dron i vendosur nga CIA (Agjencia Qendrore e Inteligjencës Amerikane), u lëshuan drejt tij, ndërsa ai qëndronte në ballkonin e shtëpisë së siguruar, në qendër të Kabulit.

Misioni, thanë zyrtarët, mori gjashtë muaj për të planifikuar, por shërbeu si kulmi i një fushate shumë më të gjerë, të koordinuar me kujdes për të gjurmuar dhe vrarë kreun e Al Kaedës, i cili kishte shmangur me sukses forcat e armatosura të SHBA deri në atë pikë.

Autoritetet amerikane deklaruan gjithashtu se gruaja dhe vajza e tij ndodheshin në shtëpi me të nëato momente, por nuk u lënduan nga sulmi.

Presidenti Joe Biden të hënën në mbrëmje konfirmoi se një sulm me dron i CIA-s kishte vrarë al-Zawahirin, zëvendësin fanatik të bin Ladenit, i cili ishte organizatori i sulmeve të shumta gjatë dy dekadave të fundit që kanë lënë të vdekur mijëra amerikanë, raporton Mail Online.

Në fjalët e tij, Biden përmendi në mënyrë të përsëritur sulmet terroriste të 11 shtatorit, të cilat al-Zaëahiri ndihmoi në planifikimin, dhe tha se vrasja e objektivit kryesor terrorist në botë tregoi vendosmërinë e SHBA-së për të ndjekur liderët terroristë, pavarësisht se ku fshihen dhe për sa kohë merr.

“Tani, drejtësia është vendosur dhe ky lider terrorist nuk është më. Ne e bëmë të qartë sërish sonte se pavarësisht se sa kohë duhet, pavarësisht se ku fshiheni, nëse jeni një kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë dhe do t’ju nxjerrin jashtë,” tha ai.

Kategoritë
BotaLajme