Po shkëlqen me fanellën e klubit ukrainas, Muharrem Jashari fiton çmimin “Lojtari i muajit”

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari, po shkëlqen me fanellën e klubit, LNZ Cherkasy.

Jashari është shpallur “Lojtari i muajit” gusht dhe shtator te skuadra e tij ukrainase.

Sot gjatë stërvitjes me klubin, Jashari mori dy çmimet e më të mirit të muajit.

26-vjeçari gjatë këtij edicioni të ri të garave në elitën e futbollit ukrainas ka zhvilluar 10 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asiste.

Kategoritë
Sport