Po shkonin për praktikë në minierën e Bulqizës, furgoni me nxënës del nga rruga, disa të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë ku një furgon me nxënës ka dalë nga rruga.

Nxënësit e shkollës profesionale kanë qenë duke shkuar në minierën e Bulqizës për praktikë.

Raportohet se disa prej nxënësve janë lënduar, dhe 5 janë transportuar në spital.

Ende nuk ka njoftim zyrtar për aksidentin.

Kategoritë
LajmeVendi