Tifozët e klubit polak Jagiellonia, gjatë ndeshjes së fazës nokaut të Ligës së Konferencës në Baçka Topola kundër TSC-së, brohoritën “Kosova është zemra e Serbisë”.
Një numër i madh tifozësh polakë kishte udhëtuar për në Serbi dhe ishin vendosur në sektorin e tifozëve mysafirë. Në fillim të ndeshjes, ata shprehën mesazhin “Kosova është zemra e Serbisë”.
Tifozët polakë shprehën mbështetjen e tyre për Serbinë dhe simpati për vendasit e ndeshjes së sotme në Baçka Topola.
Ata ngjallën entuziazëm te tifozët vendas, të cilët i përshëndetën me duartrokitje, gjë që mund ta shihni në videon e bashkangjitur në tekst.