Skuadra e Dritës sonte do të luajë ndaj Legia Warsawa, ndeshjen kthyese të UEFA Conference League në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:00.
Klubi nga Gjilani ka bërë një njoftim të rëndësishëm për tifozët.
Shumë polakë kanë udhëtuar në Kosovë për ta shikuar këtë ndeshje, por hyrja në stadium nuk do t’i lejohet shkaku i vendit të UEFA-s.
Andaj, Drita bën me dije për gjithë tifozët që do ketë kontrolla të rrepta ndaj tifozëve dhe u kërkohet atyre që të marrin me vete dokument identifikues.
NJOFTIM PER HYRJE NE STADIUM
Të gjithë ata të cilët do të jenë sonte prezent në ndeshjen FC DRITA-LEGIA ju njoftojmë se duhet të kenë me vete DOKUMENT IDENTIFIKUES.
Kontrollat do të jenë në të gjitha hyrjet për shkak se tifozët polak e kanë të ndaluar nga UEFA që të hyjnë në stadiume jashtë shtetit polak.
FC DRITA