Polaku ka fyer tifozët e klubit izraelit ku luan duke festuar golin

Futbollisti polak Patryk Klimala (24), ylli i skuadrës izraelite Hapoel Be’er Sheva, është sulmuar nga tifozët pasi ka festuar një gol në një ndeshje kundër Hapoelit nga Jeruzalemi.

Klimala shënoi gol në minutën e 54-të të ndeshjes për të kaluar skuadrën e tij në epërsi 2:0, pas së cilës doli para tifozëve të Hapoel Be’er Sheva dhe bëri një gjest të pamenduar.

Ai ka goditur dy herë gjoksin me dorën e djathtë, e më pas e ka shtrirë drejt fansave. Tifozët e ekipit të tij u tërbuan sepse e morën këtë veprim si një përshëndetje naziste.

Klimala, i cili mbërriti në Hapoel në janar dhe shënoi tre gola në po aq paraqitje, foli dhe mohoi pretendimet se donte të ofendonte tifozët.
“Gjesti im gjatë festimit të golit u keqinterpretua plotësisht. Si një pol, që respekton historinë e Izraelit dhe të vendit tim, as që do të mendoja të bëja një përshëndetje naziste. Kur jetoja në Poloni, vizitova Aushvicin dhe e kuptoj plotësisht rëndësia e historisë dhe trashëgimisë hebreje. Pas golit, doja vetëm t’i përshëndes tifozët tanë. Më vjen keq që e morën në rrugën e gabuar”, shpjegoi Klimala veprimin e tij.

Kategoritë
Sport