Policia bastisi ambientet e Bayernit, i dyshuar për pastrim parash për një oligark rus

Inspektorët e policisë kriminale federale bastisën të martën Allianz Arena në Mynih dhe kontrolluan ambientet e Bayernit, raporton sonte e përditshmja Bild.

Gjegjësisht, ambientet e stadiumit, si dhe zyrat e Bayernit janë kontrolluar, të gjitha në kuadër të hetimeve për dyshimin e pastrimit të parave të oligarkut uzbeko-rus Alisher Usmanov, i cili sipas vlerësimeve kap vlerën e 14 miliardë dollarëve. .

Ish-presidenti i Bayernit, Uli Hoeness, kishte një marrëdhënie shumë të mirë me Usmanov, duke i dhënë shpesh një sasi të madhe biletash VIP për evente të ndryshme.

Rezultatet e kërkimit nuk dihen ende dhe raportohet se inspektorët kanë kohë që kërkojnë prova për të konfirmuar dyshimet për pastrim parash.

“Nuk po zhvillojmë asnjë hetim kundër Bayernit, as ndaj drejtuesve apo anëtarëve të klubit”, njoftoi Prokuroria Publike.
Prandaj, Bayern nuk është i dyshuar në këtë rast, por njerëzit e lidhur me klubin mund të gjenden në rolin e dëshmitarëve.

Si për kujtesë, Hoeness u dënua për evazion fiskal në 2014 dhe kreu 18 muaj burg.

Kategoritë
Sport