Është konfirmuar edhe vrasja e personit të dytë si shkak i gjuajtjes më armë zjarri sot në Klinë.
Fadil Gashi, zëdhënës në Policinë Rajonale të Pejës, tha se mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima ka arritë pa shenja jete.
“I dyti (personi) kur është nisë për Emergjencë, mjeku kujdestar e ka konstatu se ka arritë pa shenja jete”, tha Gashi për Gazetën Express.
Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar, konfirmoi Gashi.
Shkodran Nikçi, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Pejës, tha se dy prokurorë të shtetit janë drejt vendit të ngjarjes.
“Dy prokurorë të shtetit nga Krimet e Rënda janë drejt vendit të ngjarjes”, tha Nikçi