Policia e Kosovës demanton pretendimet serbe: Dejan Pantiqit i kemi siguruar barna

Policia e Kosovës demanton mediat serbe dhe Petar Petkoviq, drejtor në të ashtuquajturën Zyrën për Kosovën në Serbi për pretendimet e tyre se ish-polici tashmë në paraburgim Dejan Pantiq e ka jetën në rrezik dhe nuk po i ofrohet trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës informon se Pantiqit i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar.

“Andaj, spekulimet e vazhdueshme nga persona të caktuar dhe disa media kryesisht serbe, përfshirë spekulimin e fundit të publikuar përmes video-mesazhit, se gjoja zyrtarët policorë nuk e kanë trajtuar si duhet dhe nuk i kanë ofruar barnat mjekësore personit të dyshuar (D.P.), njofton dhe sqaron se: I njëjti është trajtuar mjaft mirë konform rrethanave të krijuara, ndaj të njëjtit janë respektuar të drejtat njerëzore që i takojnë personit të ndaluar, i janë lexuar të drejtat e tij, i është ofruar avokati mbrojtës si dhe i është lejuar përdorimi i barnave mjekësore. Po ashtu Policia e Kosovës ka arritur që të sigurojë barnat e nevojshme për personin e ndaluar”, njofton policia, transmeton Gazeta Express.

Policia e Kosovës njofton se po angazhohet në të gjitha format që t’iu dalë në ndihmë kërkesave dhe nevojave të qytetarëve pa dallime.

Kategoritë
LajmeVendi