Policia e Kosovës identifikon dy BMW X6 të vjedhura që nga viti 2010

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës në pikë kalimin kufitar në Vermicë brenda dy dite kanë identifikuar 2 automjete të tipit BMW X6 të vjedhura që nga viti 2010.

Policia në hyrje kanë kontrolluar veturën BMw X6, ngjyrë e zezë, me targa të Shqipërisë, ku në bashkëpunim me Policinë e FRONTEX-it janë kryer verifikime dhe hetim më i detajuar lidhur me automjetin në fjalë dhe prejardhjen e tij.

Bazuar në të gjeturat dhe bashkëpunimin PK-FRONTEX, ka rezultuar se ky automjet rezulton të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010 dhe më pastaj i falsifikuar dhe i regjistruar në Shqipëri. Gjithashtu merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në Itali.

Po ashtu sot më 24.05.2022, në hyrje për në Republikën e Kosovës zyrtarët policorë kufitar kanë kontrolluar veturë tjetër BMW X6, ngjyrë e bardhë, me targa të Shqipërisë dhe pas verifikimeve të nevojshme në bashkëpunim me autoritetet dhe FRONTEX-in, është konstatuar se edhe ky automjet raportohet të jetë vjedhur në Itali në vitin 2010, përderisa merret vesh se një automjet i njëjtë me të njëjtin numër identifikues është në qarkullim në shtetin e Lituanisë.

“Lidhur me këtë çështje është njoftuar prokurori kompetent, me urdhër të të cilit janë iniciuar rastet ”vjedhje dhe falsifikim i automjetit”dhe rastet adresohen tek njësia kompetente për hetime të mëtejme”, thuhet në komunikatën e PK.

Kategoritë
LajmeVendi