Policia i mbylli brenda për shkak të Covid, banorët në Shangai përdorin shkallë për të dalë nga apartamenti në katin e pestë (Video)

Ndërsa policia mbylli dyert e disa ndërtesave në Shangai të Kinës, gjatë një bllokimi veçanërisht të rëndë për koronavirusin e ri të vendosur në fillim të prillit 2022, banorët përdorën një shkallë lëvizëse të gjatë përgjatë fasadës së ndërtesës për të dalë nga banesat duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Zyrtarët në Shangain e mbyllur thanë se synojnë të mposhtnin virusin brenda këtij muaji.

Kufizimet e Covid kanë vendosur qindra miliona njerëz në dhjetëra qytete të mëdha të Kinës nën një shkallë të ndryshme kufizimesh, duke dëmtuar konsumin dhe prodhimin, dhe duke ndërprerë tregtinë dhe zinxhirët e furnizimit global.

Ndërsa kufizimet e udhëtimit në pjesën më të madhe të botës po lehtësohen, Kina tha të enjten se do të “kufizonte rreptësisht” udhëtimet e panevojshme jashtë nga qytetarët e saj.

Shumica e fluturimeve ndërkombëtare drejt dhe nga Kina janë anuluar gjatë dy viteve të fundit, por njoftimi nga autoritetet e imigracionit ishte shenja më e qartë se udhëtimi nuk do të rifillonte së shpejti.

Turistët dhe studentët kinezë kishin qenë një burim i rëndësishëm të ardhurash për shumë ekonomi në mbarë botën përpara se Covid të shfaqej në qytetin e Wuhan në fund të vitit 2019.

Kina ka refuzuar me vendosmëri kritikat për politikën e saj të pakompromis “zero Covid”, duke thënë se për shpëtimin e jetëve ia vlejnë kostot e mëdha afatshkurtëra dhe se aktiviteti gradualisht do të rifillojë sapo të çrrënjosen shpërthimet.

Kategoritë
BotaLajme