Policia izraelite arreston një shtetase turke në Aksa, tentuan ta largonin teksa lexonte Kuranin

Sipas shoqeve të saj, Özgecan Mutlu ishte duke lexuar Kuran pranë faltores “Rahmet” në Aksa gjatë bastisjes së kolonëve fanatikë hebrenj.

Policia izraelite ndaloi shtetasen turke Özgecan Mutlu (24) e cila ndodhej në Xhaminë Al-Aksa gjatë një bastisjeje të kolonëve fanatikë hebrenj, raporton Anadolu.

Kolonët fanatikë hebrenj në mëngjes bastisën Xhaminë Al-Aksa në Kudsin Lindor të pushtuar, nën mbrojtjen e policisë izraelite. Policia izraelite i shoqëroi hebrenjtë fanatikë në Aksa në grupe.

Sipas shoqeve të saj, Özgecan Mutlu ishte duke lexuar Kuran pranë faltores “Rahmet” në Aksa gjatë bastisjes së kolonëve fanatikë hebrenj. Policia izraelite i mori çantën e gruas turke për ta larguar që andej.

Policia u përpoq të nxirrte Mutlun duke ecur drejt Portës Asbat me çantën në dorë. Mutlu, e cila ndoqi çantën e saj për një kohë, u arrestua dhe u nxor jashtë nga disa oficerë policie teksa po përpiqej të kthehej brenda Aksasë.

Zëdhënësi i policisë izraelite nuk i është përgjigjur ende pyetjeve të gazetarit të Anadolus në lidhje me incidentin.

Kategoritë
BotaLajme