Policia izraelite ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Ehud Barak

Policia izraelite ka nisur një hetim ndaj ish-kryeministrit Ehud Barak për thirrjet e tij për një mosbindje të gjerë civile.

Kërkesën ndaj Barak e ka dorëzuar aktivisti i djathtë Shai Glick, dhe më pas policia shpalli se hetimi ka filluar.

Duke folur në një protest në Tel Aviv muajin e kaluar, Barak bëri thirrje për mosbindje civile, duke i thënë të pranishmëve se ishte e nevojshme një grevë masive për të rrëzuar qeverinë.

Barak iu tha mijëra njerëzve në rrugën Kaplan në Tel Aviv se tani është më e nevojshme një mosbindje civile paqësore.

Thirrjen e tij Glick e quajti incitimin.

“Ne kërkojmë që prokuroria e shtetit të urdhërojë menjëherë ngritjen e akuzave ndaj Ehud Barak,” tha Glick për The Times of Israel.

Kategoritë
BotaLajme