Policia jep detaje pas aksidentit ku vetura shkeli 4 vajza në Prishtinë

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë, ku nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor.

Kështu ka bërë të ditur për Ekonomia Online zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ai ka shtuar se katër persona kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

“Rreth orës 16:00, është raportuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë një veturë dhe katër këmbësor.

Për pasojë, katër persona, kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti”, ka deklaruar Borovci..

Kategoritë
LajmeVendi