Policia jep detaje për laboratorin e drogës: Gjithçka ishte gati, vetëm të fillonte mbjellja e kanabisit

Policia e Kosovës sot ka shkatërruar një laborator i cili ishte i gatshëm për të filluar mbjellja e bimëve të kanabisit, pra aty mungonin vetëm bimët.

Përmes një komunikatë për media, PK thotë se pas hetimeve është kontrolluar objekti i të dyshuarit G.J., në Leshak të Leposavicit, pasi në objekt dyshohej se kultivohej bima e kanabisit.

Sot më 01.07.2022, rreth orës 10:10, gjatë realizimit të kontrollit të objektit, në dy kate të tij,  janë gjetur pajisje për kultivimin e  kanabisit me vlerë qindra-mijëra euro.

G.J gjendet në arrati, ndërsa në konsultim me prokuroren ka filluar sekuestrimi i pajisjeve që janë gjetur në atë ndërtesë.

Kategoritë
LajmeVendi