Policia jep detaje për municionin që iu gjet dhe konfiskua të dyshuarit Agim Bela në Kaçanik

Gjatë një kontroll-kërkimi të një personi, policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një sasi të madhe armësh dhe municionesh.

Siç merr vesh Klani, i dyshuari është Agim Bela nga Kaçaniku, i lindur në vitin 1974.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se gjatë kontrollit, te i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë, një pushkë ajrore, 85 fishekë, 233 fishekë të tjerë, bateri për gjueti e pajisje për pastrim armësh.Tutje, atij i janë konfiskuar edhe 27 thika me dimensione të ndryshme.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt

“Rr. Selim Shehu, Kaçanik  25.04.2025 – 08:30. Raportohet se gjatë kontrollit-kërkimit të një personi të dyshuar mashkull kosovar, është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, një pushkë gjuetie me dylbi, një pistoletë cal.9mm, një pushkë ajrore cal 4.5mm, 101 fishekë të cal 30.06, 85 fishekë të cal 12mm, 9 fishekë te cal 7.62 (nuk posedon leje), 233 fishekë te cal. 9mm, një fishek i cal. nn (nuk posedon leje), një bateri për gjueti ngjyrë e zezë,pajisje për pastrimin e armëve të gjata (gjuetisë), një dron Mini, një palë dylbi nate, një palë dylbi të zeza, një palë dylbi CHS zmadhues dhe 27 thika me dimensione të ndryshme. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia e Kosovës.

Ky aksion i ditës së djeshme u ndërmor nga Prokuroria Speciale dhe ka të bëjë me rastin e vrasjes së rreshterit policor, Muhamed Lika, i cili u privua nga jeta më 1 prill derisa po hynte në banesën e tij, në Kaçanik.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi