Policia jep detaje për tri rastet kur njësitet policore u sulmuan me armë zjarri

Policia ka dhënë detaje për tri raste të ndara kur persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të njësiteve policore.

Policia njofton se “në vetmbrojtje ata janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri”.

Nuk raportohet për të lënduar.

“SULM KUNDËR RENDIT KUSHTETUES TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS&TERRORIZËM |Jasenovik, Ujman 10.12.2022. Në lokacionin në fjalë, në tri raste të ndara në intervale të ndryshme kohore, njësitet policore kanë raportuar se persona të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të tyre. Të njëjtit në vet mbrojtje janë detyruar të kundërpërgjigjen me armë zjarri. Nuk raportohet për të lënduar.”, thuhet në raport.

Kategoritë
LajmeVendi