Policia jep detaje për vjedhjen e veturës së Liburn Aliut

Ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliut, të martën i është vjedhur vetura zyrtare në oborrin e kësaj ministrie.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka dhënë detaje në raportin 24 orësh.

Sipas policisë, vetura e vjedhur e Aliut është ndaluar në pikën kufitare në Qafë Morinë pasi është dyshuar në vozitësin e veturës.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Raporti i plotë i Policisë, pa ndërhyrje:

VJEDHJE

Prishtinë 16-17.08.2022 – 22:30-04:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datë 16.08.2022 ka parkuar veturën zyrtare ndërsa me datë 17.08.2022 nga zyrtarët policorë nga pika kufitare në Qafë Morinë është njoftuar se e njëjta veturë është ndaluar në pikë kufitare pasi që është dyshuar në vozitësin e veturës. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet.

Kategoritë
LajmeVendi