Policia me njoftim zyrtar për vdekjen e Sokol Halilit, tregon se kur e zbuloi që ai ishte në shtëpi

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se përmes hetimeve intensive kishte arritur që sot rreth orës 13:45 të lokalizonte vendndodhjen e Sokol Halilit i cili po kërkohej si i dyshuar për vrasjen e Hamide Magashit në oborrin e QKUK-së.

Siç bën të ditur Policia, pas lokalizimit kishin ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë ndërkohë kishin filluar edhe negocimin me personin e dyshuar që i njëjti të pranojë dorëzimin.
Megjithatë Policia bën të ditur se pavarësisht të gjitha masave dhe përpjekjes për negocim, Sokol Halili nuk është dorëzuar dhe me armën e zjarrit ka kryer vetëvrasje.

Kategoritë
LajmeVendi