Policia në Prishtinë shqiptoi 511 fletëparaqitje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Rajonit të Prishtinës, njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 511 fletëparaqitje në këtë rajon, janë konfiskuar 5 automjete dhe gjithsej 15 patentë shoferë.

Me anë të një kumtese për media, tutje bëhet e ditur se vetëm në planin operativ të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, për taksi ilegalë, që ka filluar me datën 25 mars 2024, ku marrin pjesë dhe inspektorët komunalë, janë shqiptuar 364 gjoba.

Si kundërvajtje më të shpeshta janë shqiptuar:

– 88 gjoba për auto taksi pa leje pune,

– 26 gjoba për radio taksi pa leje pune,

– 7 gjoba për kombi-bus ilegalë,

– 23 gjoba për ndalje në vend të pacaktuar nga radio taxi dhe auto taxi,

– 4 gjoba për ndalje në vend të pacaktuar të autobusëve,

-8 gjoba për mosmbajtje të rendit të udhëtimit të linjave te autobusëve, etj.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi