Kryeqyteti i Austrisë është në alarm pasi policia dyshon se po planifikohet një sulm terrorist në disa objekte fetare.
“Shërbimet tona të inteligjencës kanë arsye të besojnë se një sulm me motiv islamik po planifikohet në Vjenë. Si masë paraprake, pikat qendrore të interesit janë vënë nën roje të shtuara nga forcat e rregullta dhe speciale të policisë,” tha policia e Vjenës.
#W1503 Our intelligence services have reason to believe that an assault with an islamistic motive is planned to be carried out in Vienna. As precautionary measure neuraligic points of interest have been put under increased guard by regular & special operation police forces. 1/2
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) March 15, 2023
Siç kanë shtuar më vonë ata, për momentin nuk mund të parashikojnë se sa do të zgjasin masat paraprake.
“Nëse në një vend të caktuar shfaqet një rrezik i afërt, menjëherë do të lëshojmë një paralajmërim”, bënë me dije ata.
Sipas informacioneve jozyrtare të publikuara nga mediat austriake, anëtarët e grupit islamik kanë kërcënuar sot se do të kryejnë sulme terroriste në kishat në Vjenë.