Policia nis hetimet ndaj Sami Kurteshit për sulm ndaj një anëtari të KQZ-së

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për një sulm në mes anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, e që dyshohet se këtë sulm e ka bërë përfaqësuse i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ndaj një anëtari tjetër të këtij komisioni.

Se kanë tashmë kanë nisur hetimet për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia ka pranuar informatën rreth orës 12:00 dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Ndërkohë që në fazë preliminare janë trajtuar rrethanat e ngjarjes me rekomandimin e prokurorit të shtetit është iniciuar një hetim për rastin sulm”, ka thënë ajo.

Dyshohet se Kurteshi e ka sulmuar fizikisht për shkak të maskës, por nuk dihet se si ka ardhur deri tek konflikti.

Kategoritë
LajmeVendi