Policia sekuestron tri mjete të rënda me të cilat po nxirrej ilegalisht zhavorr në Lumbardhin e Pejës

Sot janë sekuestruar tri mjete të rënda, me të cilat po nxirrej ilegalisht zhavorr në lumin ‘Lumbardh’ të Pejës, njofton Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit të PK-së, në fshatin Leshan të Pejës është ndaluar një kamion, që ishte duke transportuar zhavorr. Gjatë kontrollit është vërejtur se ngarkesa e zhavorrit dyshohet se është nxjerrë ilegalisht afër Lumbardhit.

“Njësiti kompetent së bashku me inspektorë të agjencionit, komisioni i pavarur për miniera dhe minerale, inspektorë nga ministria e mjedisit planifikimit hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe inspektorët komunal të Pejës, kanë dalur në vendin e ngjarjës me ç‘rast kanë arrit që ti ndalojnë së punuari dhe në koordinim me prokurorin kujdestar të PTH – Pejë, është inicuar “Ndotja, Degradimi ose Shkatërrimi i Mjedisit”, thuhet në njoftim.

“Lidhur me rastin dy mjete të rënda kamion dhe një ngarkues-bager, janë sekuestruar deri në një vendim tjetër, përderisa rasti është proceduar në procedurë të rregullt”.

Kategoritë
LajmeVendi