Policia spanjolle dhunon keq tifozët e Fenerbahçes

Tifozët e Fenerbahçes që udhëtuan në Spanjë për të parë ndeshjen e ekipit të tyre kundër Sevillas kanë shprehur ankesa të forta për sjelljen e policisë.

Siç do ta shihni më poshtë, në rrjetet sociale po qarkullon një video ku shihet një tifoz i skuadrës turke duke u sulmuar nga policia që ndodhej në tribunë.

Pa bërë asgjë, të paktën nga pamjet që shohim, dhe ndërsa me siguri po përpiqet të ndihmojë situatën duke kërkuar nga pjesa tjetër e fansave të lëvizin në drejtim të kundërt, një polic e tërheq dhe e hedh në tokë.

Tifozi goditet menjëherë me dorezë nga policët e tjerë që ndodheshin pranë ngjarjes.
Kujdes, videot e mëposhtme janë me përmbajnë të rënda:
https://twitter.com/12numaraorg/status/1633935207366533123?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1633935207366533123%7Ctwgr%5Eb2045ab697eb5431dd293446357d810b3297c2ec%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpolicia-spanjolle-dhunon-keq-tifozet-e-fenerbahces%2F
https://twitter.com/12numaraorg/status/1633934328253038595?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1633934328253038595%7Ctwgr%5Eb2045ab697eb5431dd293446357d810b3297c2ec%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fpolicia-spanjolle-dhunon-keq-tifozet-e-fenerbahces%2F
Kategoritë
Sport